Subscribe

Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte i ftuar special i presidentit turk Recep Taip Erdoan ne inaugurimin e urës “Osman Gazi” e katërta ne bote per nga gjatësia e saj dhe mënyra e ndërtimit e llojit ure e varur. Ka qene vete presidenti turk qe ka drejtuar makinën e protokollit neper uren qe lidh Stambollin me Izmirin dhe pasagjer ishte miku nga Shqipëria, Edi Rama. Ne pamjet e publikuara ne faqen e zyrës se presidentit te Turqise te xhiruara brenda makinës zhvillohet edhe nje bisede e çliruar mes numrit nje te Turqisë dhe kreut te ekzekutivit shqiptar. Natyrisht qe makina është shoqëruar nga eskorta e madhe e presidentit dhe makinat e te ftuarve qe i jane drejtuar ceremonisë ne qendër te ures. Me pas kur kane zbritur nga makina, Erdogan dhe Rama kane ndjekur nje spektakël me motora mbi urën e gjate gati 3 kilometra dhe janë shkëmbyer edhe dhurata te rastit. Ne ceremoninë e inaugurimit, natyrisht ka folur presidenti turk, i cili nuk ka lene pa përmendur aktet e fundit terroriste ne Stamboll, duke paralajmëruar nje dore te forte kundër çdo organizate qe qëndron pas tyre. Ai njoftoi edhe çeljen e tunelit nënujor qe lidh Azine me Evropën ne 26 dhjetor, nje tjetër veper madhore per infrastrukturën e jo vetëm Turqisë, por edhe Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *