Mbeten më pak se 240 kuti për tu numëruar në të gjithë vendin, por ajo ç’ka është e qartë është fakti se Partia Socialiste në këto zgjedhje po merr një fitore të thellë. Bëhet fjalë për mbi 70 mandate, deri në këto momente 74 mandate dhe fitore edhe në zonat ku mendohej se nuk do të arrinte këto rezultate. I emocionuar nga këto shifra, kryeministri Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur më një foto, nëpërmjet të cilët falenderon të gjithë shqiptarët që e besuan sërish për të qenë në krye të vendit.

 

“Për Shqipërinë që duam, shtet, punë e mirëqenie, faleminderit!”, kanë qenë këto fjalët e shkruajtur në këtë bluze, në të cilën ai tregon mirënjohjen ndaj të gjithëve.

 

Ndërkaq, është duke vijuar numërimi i votave dhe kanë mbetur pak qarqe për të thënë zyrtarisht rezultatin e plotë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *