E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama e Vuçiç flasin për sigurinë dhe investimet

Thellimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Serbisë dhe Shqipërisë është në interesin e përbashkët pasi kontribuon në stabilitetin e situatës në Ballkanin Perëndimor. Kështu janë shprehur kryeministri serb, Aleksandër Vucic dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama gjatë takimit që ata kanë mbajtur në kryeministri pas forumit për sigurinë. Dy zyrtarët e larta kanë diskutuar edhe çështje që kanë të bëjnë me investimet në të dyja vendet, veçanërisht në fushat e tregtisë, energjisë dhe infrastrukturës të cilat e kanë quajtur si fusha me rëndësi të veçantë. Ata vunë theksin e te autostrada Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës, si një nga projektet më madhore mes dy vendeve qe do të nxisë investimet serbe në Shqipëri dhe anasjelltas. Rama ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, ku është njohur me problemet e banoreve, qe lidhen me arsimin dhe gjendjen ekonomike. Kryeministri Rama promovoi edhe librin e tij “Kurbani” ne gjuhen serbe. Përveç gazetareve e publicistëve ne kete promovim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic. Qëndrimin në Serbi,  kryeministri shqiptar e mbyll me pjesëmarrjen ne forumin ekonomik të Nishit ditën e premte, ku të diskutohen në terma konkretë çështja e marrëveshjeve tregtare dhe investimeve në Shqipëri dhe Serbi.

Më shumë video

Reklamë