3 figurat kyçe te pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij vendor; kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë se Tiranës Erion Veliaj janë takuar mëngjesin e se mërkurës ne ambientet e kryesisë se kuvendit. Pjese e mbledhjes kane qene edhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjell Agaçi, shefja e kabinetit te kryeministrit Vali Bizhga dhe Ilir Beqja deputeti qe është relator i ligjit për ndërtimin e teatrit te ri.

 

Takimi ka zgjatur rreth 1 ore dhe protagonistet kane preferuar te mos japin detaje për mediat; por ai mbahet 24 ore para se parlamenti te votoje pro dekretit presidencial duke ndryshuar ligjin për teatrin vetem ne një pike; garantimi i nje gare te hapur per te gjitha kompanitë qe kërkojnë te paraqesin nje projekt.

 

Ne kampin tjetër opozita ka vendosur ta bojkotoje séance plenare ku vendoset fati i teatrit. Edhe te martën ne komisionet parlamentare PD e beri te qarte se është kundër prishjes, ndërsa theksoi se procedura qe po ndjek PS ne lidhje me dekretin është anti-kushtetuese.

 

Deputetet e opozitës te enjten do te mblidhen ne Vlorë, nje qytet qe sipas tyre është problematik ne lidhje me situatën e kriminalitetit.

 

Nga ana tjetër PD kallëzoi kryebashkiakun Veliaj për një tender qe ai i ka dhënë kompanisë “fusha” me vlere 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Sipas PD një pishe është blere për 6.500 euro nje shifër kjo korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *