Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet mafioze. Jo vetëm i mohojnë, por i fshehin, i paraqesin si vetvrasje, ose për motive të tjera. Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të 36 vjecarit Besnik Pudja në Shëngjergj. Në mënyrë kriminale, me urdhërin e Ramës e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetvrasje. Partia Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës.Vetë babai i viktimës e ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar. Kjo është viktima e 8 në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.
Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet. Shoqëria po destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona. I vetmi i pashqetësuar për këtë është Edi Rama. Është i pashqetësuar se nuk i interesojnë qytetarët, shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I interesojnë vetëm paratë e drogës që do ti përdorë për të blerë e mbajtur pushtetin. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjendje, smund ta lejojnë këtë katastrofë. Shqipëria pa Edi Ramën do jetë më mirë. Familja, shkolla, rendi, e ardhmja do jene më mirë pa Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *