Subscribe

Janë dashur plot 6 vite për të përfunduar linjën e interkonjeksionit 400 KV Shqipëri – Kosovë. Kjo autostradë energjetike, nuk arriti të bëhet në kohë për shkak të përplasjeve që pati qeveria Berisha me bankën gjermane KFW se cila firmë do të zbatonte projektin. Energoinvest mori në përfundim këtë projekt, i cili u inaugurua nga dy kryeministrat, Rama dhe Mustafa.
Me një gjatësi prej 241 km, ku 150 janë në territorin shqiptar, linja do t’i mundësojë dy vendeve shkëmbimin e energjisë elektrike në kohë mungesash. Shqipëria ka 97% të prodhimit të saj hidro e ndërsa të njëjtën shifër Kosova e ka nga termocentralet e linjitit. Por ky projekt nuk do të përfundojë me kaq. Kryeministri Rama lançoi atë të linjës me Maqedoninë, e cila do të lidhë Shqipërinë dhe Kosovën me gjithë tregun rajonal. Buxheti i shtetit do të paguajë 29 milionë euro kredinë e butë të marrë nga gjermanët për ndërtimin e kësaj linje. përveç shkëmbimit të energjisë mes dy vendeve në raste kur nuk ka prodhim dhe rrezikohet kufizimi i dritave, ajo ul edhe përqindjen e humbjeve në rrjetin e energjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *