Rama e krahason PS-në me Milanin e Sakit, Interin e Murinjos dhe Barçën e Guardiolës

Gjatë fjalimit të tij në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama e krahasoi Partinë Socialiste me ekipe si Milan, Inter dhe Barcelona, për të treguar forcën dhe pamundësinë që sipas tij kanë kundërshtarët për ta mundur.
Ndërsa e konsideroi këtë vit ekskluziv të PS, ai i përçoi edhe një mesazh liderit demokrat, Lulzim Bashës: të pranojë me dinjitet humbjen.
“Demokratët ishin kundërshtarë dhe jo aq të lehtë këtë herë për përpjekjet serioze për të arritur të paarritshme dot për ta. Më shumë se kaq, nuk bëni dot. Të mundësh PS është po aq e pamundur sa të mundësh Milanin, Interin dhe Barcelonën. Ky ishte viti ekskluziv i Partisë Socialiste. Mesazhi im i sinqertë për Bashës: pranoni humbjen me dinjitet dhe me bindjen që bëre aq sa munde.”



