E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: E dimë qe pa veting, s’ka negociata

Kryeministri Edi Rama ndodhet per nje vizite ne Berlin ku është takuar me ministrin e jashtëm te Gjermanisë Sigmar Gabriel, nga i cili ka marre garancitë e mbështetjes gjermane ne rrugën e reformave te Shqipërisë. Kryediplomati i Berlinit theksoi gjate takimit se ne prag te zgjedhjeve, reformat nuk janë asnjëherë te thjeshta.

 

“Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE. Plani qëndron tashmë në tavolinë. Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta. Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt unionit. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE,-se, ndërsa vete Evropa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin.”

 

Reklamë

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ministrin e jashtëm gjerman per mbështetjen e pakursyer te vendit te tij.

 

 “Mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë. Fale mbështetjes se kancelares Merkel jemi ne nje proces shume te avancuar te zbatimit te reformës ne drejtësi. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me Vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Jemi te vetëdijshëm se ashtu siç kërkohet ne rekomandimin e Komisionit Europian, pa vetingun, nuk mund te nisim negociatat. Shqipëria mbetet nje partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin.”

 

Kreu i qeverise shqiptare mori pjese mbrëmjen e se enjtes ne nje forum te organizuar nga fondacioni Fridrih Ebert, ku shprehu edhe njëherë vendosmërinë ne vazhdimin e rrugës se reformave.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë