Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

Azia në alarm për Hormuzin

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e regjistroi në...

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani zbulon njerëzit...

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të rrezikuar nga...

Rama e Basha replika ne rrjetet sociale

25 Shkurt 23:04

Edhe pse mundësitë nuk lejojnë që dy krerët e partive kryesore në Shqipëri të përballen në Parlament, kryeministri Edi Rama, dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë debatuar në distancë lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e së enjtes në seancën plenare. Rama ka akuzuar opozitën për shterim të ideve dhe akuzave, të cilat sipas tij po e degradojnë atë dita – ditës. Në një shkrim të gjatë në Facebook, duke ironizuar përmes një fotoje gjuajtjen me vezë në kuvend, kreu i qeverisë thotë se kur në politikë përdoren vezët për tu shprehur, çdo gjë ka shteruar.

“Fatkeqësisht kjo është opozita sot në Shqipëri. Dhe degradimi ka ardhur hap pas hapi, pa ndalim, dy vjet e kusur me radhë. Një parti që ka dy vjet e kusur që jep e merr me hijet dhe me objektet. Në çdo tre aktivitete, dy janë përkujtimore të sajuara për t’u kacafytur me hijen e Enver Hoxhës. Liria, të drejtat, demokracia, janë të gjitha sebepe; motivi është lufta qorre me një hije të qëmotit e cila vazhdon ta hipnotizojë Partinë Demokratike, duke i kushtëzuar axhendën. Në çdo tre konferenca shtypi, dy janë kacafytje me libër shtëpie me hijen e pushtetit”.

Por i  menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PD-së. Lulzim Basha shkruan në Facebook se fund i palavdishëm i krijimtarisë është të mbash në Parlament kriminele e të bësh ministra të korruptuarit.

“Edi Rama, ne 3 vete, dy i ka kriminele, sipas fushes ku kane gjakuar, trafik droge, rrembim personi, prostitucion dhe vrasje. I treti eshte hajdut i uritur, por ama aq sa te mos ngopet shpejt, te zgrape cdo dite per Ramen se pari, e ç’te mbetet per veten e tij. Nese ka nje fund te palavdishem te fantazise dhe krijimtarise eshte te besh minister Ahmetajn e Beqen, te cilet kane damken e hajdutit qe dallohet me kilometra larg. Fund i shemtuar i kreativitetit, te besh deputet Armando Prengen. Me keq, ta marresh ne mbrojtje ne te gjitha heret kur ky laç me kobure ne xhep, tregon veten”.

Rama këshillon demokratët që në vend të vezëve të bëjë analizën  e humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës dhe humbjes më të thellë sipas tij që pësuan një vite më parë në përballejen vendore.

“Unë nuk bashkohem me miqtë e kolegët, ata besojnë se vezët u përdorën sot në parlament për të penguar reformën në drejtësi. Unë mendoj se vezët, u kthyen sot në armë opozitare, sepse Partia Demokratike ka ardhur në një pikë shterimi për shkak se nuk mundi asnjëherë dot, të ringrihej realisht nga fusha e disfatës së 23 qershorit 2013. Aq sa disfatën e 21 qershorit 2015 e përjetoi si fitore të cunguar nga regjimi kriminal!”

Por Basha përgjigjet:

“Partia Demokratike eshte sot e vetmja pengese per Edi Ramen qe ta shndrroje tere vendin ne Republike te trafikanteve, gangstereve, vrasesve.

Ai do te donte qe te kishte Armando Prenga, ne vend te qytetareve. Ai do donte te kishte Armando Prenga ne vend te opozites. Ai do donte te kishte Armando Prenga ne vend te ndërkombëtareve. Por projekti i tij eshte ndërprere”.

Me sa duket beteja mes mazhorances dhe opozitës do të vijojë pasi demokratët jane te vendosur të bllokojnë seancat parlamentare deri në miratimin e amendamenteve të tyre për ligjin e dekriminalizimit

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
akuza Edi Rama Facebook Kuvend Lulzim Basha Vezë

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të jetë problematike, të dënohen maksimalisht zjarrvënësit!

më shumë...

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA BESNIKE” të dëgjon dhe “BESA” të thotë më kontrollo

më shumë...

“Unë erdha te partia të zgjidh hallet e mia”, qytetarja nga Elbasani përshëndet urdhrin e kryeministrit Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

7:48

Përplasja mes agjentëve në Ukrainë, ndërhyn Zelensky

7:32

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA...

7:04

“Këtu në Levan s’kemi as ujë, jo...

6:57

“Unë erdha te partia të zgjidh hallet...

6:53

Zjarri në Levan, flakët u afrohen banesave,...

6:40

“Këta të gjithë vjedhin, bashkëpunojnë”, banorët nisin...

Më të klikuarat

  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • “Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat fil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.