Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me Kryeministrin Edi Rama kanë qenë sot në Mallakastër, nga ku kanë vijuar fushatën e gjelbër të mbjelles së pemëve në çdo bashki.

 

Balla në fjalën e tij u shpreh se ka ardhur koha që bashkia të jetë e qytetarëve dhe të lihet pas e shkuara kur nuk dihej ku ndahej bashkia nga kompania.

 

Balla theksoi se Partia Socialiste nuk ka kundërshtarë në këto zgjedhje, por përballë kanë dy hije që kanë 32 vite që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja e që kanë marrë prej Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka kanë dashur.

 

“Në 14 maj zgjedhja në Mallakastër është shumë e lehtë, se ne e dimë fare mirë se çfarë gjetëm në vitin 2019, atëherë kur ky popull na besoi drejtimin e kësaj bashkie dhe kthimi mbrapa do të thotë të kthehemi te bashkia që nuk dihej ku ndahej nga kompania. Unë jam shumë krenar që bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryesinë e Partisë Socialiste i dhamë besimin për të vazhduar me Qerim Ismailaj i cili i dha transparencë, i dha besim qytetarëve. Ndaj ne jemi sot të gjithë këtu bashkë për të vazhduar përpara me Qerimin, me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste.Mësuam dhe pamë se si në vitet 2015 -2019 kjo bashki ishte në variantin e Lulit, gjumë dhe punë vetëm për interesat e kompanisë. Ne na duhet që bashkinë ta kemi 24 orë në punë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Qerimin.Sot është një ditë e rëndësishme për të majtën në Europë, sot festojmë fitoren mbi fashizmin 25 prillin. Ndaj sot kur flasim se çfarë zgjedhjeje duhet të bëjmë më 14 maj, duhet të mos harrojmë kurrë që përballë nesh janë dy hije që kanë 32 vite që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja e që kanë marrë prej Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka kanë dashur. Dy herë President Sali Berisha, dy herë Kryeministër. Ilir Meta Presindent, Kryeministër, Kryetar Parlamenti. Çfarë kërkojnë më këta nga Shqipëria dhe shqiptarët prandaj më 14 maj na duhet që t’u japim një përgjigje përfundimtare, siç u’a dhamë dy vite më parë më 25 prill 2021 kur i mundëm dhe i dhamë Edi Ramës mandatin e tretë. Unë sot nga Mallakastra duam që të fillojmë rrugëtimin tonë tjetër, atë që do na çojë në pranverën e vitit 2025 për të marrë mandatin e katërt të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *