Subscribe

Të gjithë personat e punësuar apo të vetëpunesuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike apo të papunë do të përfitojnë dyfishin e pagës që kanë deklaruar. Kryeministri Edi Rama bëri publike detajet e paketës sociale që miratoi me aktin normativ për të përballuar luften me virusin e ri Covid 19.

Rama sqaroi se shuma e pagave mujore të deklaruara  është 731 milionë leke , ku nga këto shpesh herë paga e vetme është ajo e kryefamiljarit. Por Rama duke iu referuar një shprehjeje popullore tha se vendimet duhet te merren jo vetëm sipas ligjit por edhe zakonit.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER

 

“Në këtë mënyrë cdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar. Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta  që nuk do i lëmë vetëm.Ne do të shpërndajmë dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqes të ndihmës ekonomike për 70 mijë familjet të regjistruar për ndihmë ekonomike gjatë kësaj kohe lufte. Ndërsa 123 mijë familje në nevojë duhen ndihmuar edhe me ligj por edhe me zakon. Do të dyfishojmë edhe pagesën për të gjithë të papunët për të gjithë të regjistruarit si të papunë”

 

Kryeministri reagoi edhe për celjen e negociatave.  Ai theksoi se edhe pse ky vendim erdhi ne një kohë lufte  Shqipëria është në një fazë te re të historise se saj .

 “Dera e dhomes e shtepise e BE u hap me ne fund , ne nje moment kur dera e shtepise tone eshte e mbyllure .Shqiperia hyri ne nje faze te re te histories se saj mu ne mest ten je lufteje boterore qe askush nuk e di se kur do mbaroje . Eshte nje lajme I bukur edhe pse I vonuar jo per fajin tone . Do vazhdojme te punojme , jo pse na thane ata por , por sepse ja kemi borxh femijeve tane . Ne nuk do dalemi ne plotsimin e detyreve deri ne momentin kur do ulemi ne tryezen e madhe te shtepise europian .”

 

Kreu I qeverisë u kërkoi ndjesë qytetareve edhe për mënyrën e te shprehurit gjatë kësaj kohe por sipas tij qëllimi nuk është ti frikësojë njerëzit por ndërgjegjësimi i tyre.

 

“Mi beni hallall mesazhet e mia kur fjalet e mia jane te rrepta ,nuk dua fare te frikesoje ,dua tju percjell sa me shume shqetesimet qe kam , ju jeni familja ime .”

 

Edi Rama u shpreh se e vetmja mënyrë për të luftuar armikun e padukshëm, është t’i zëmë të gjitha rrugët në mënyrë që ai të mos ja dalë dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *