Subscribe

Shpërndarja e votës për partitë e vogla, sipas kryeministrit Edi Rama do të shkaktojë pengesa në ndërmarrjen e reformave shtetformuese dhe të rimëkëmbjes së vendit. Gjatë një takimi në Xarrë të Sarandës, Rama tha se nuk mund të vazhdohet me parti që ndajnë pushtetin si tepsi.

 

Rama kërkoi votën për Partinë Socialiste, që sipas tij, është e vetmja forcë që u investua për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

Rama u ktheu përgjigje edhe kritikave të opozitës për rilindjen urbane

 

Takimin e radhës, kryeministri e pati në Finiq, Bashkia ku jeton minoriteti grek. Rama nuk kurse sulmet ndaj ish-aleatit të tij, kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, tashmë pjesë e koalicionit opozitar.

 

Për të shtuar më pas, se minoritarët nuk duhet të dëgjojnë alarmet e Dules, për përkeqësim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rama kujtoi se në takimin pozitiv që ka pasur me kryeministrin grek Tsipras, pak javë më pare, është diskutuar mbi zgjidhjen e çështjeve të hapura mes vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *