Subscribe

 

Në prag të publikimit të raportit të progresit nga Komisioni Europian, kryeministri Edi Rama shpreson për një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Në intervistën për “Financial Times”, shefi i ekzekutivit thotë se Shqipëria meriton hapjen e bisedimeve.

 

“Do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillonte menjëherë negociatat pasi ka bërë saktësisht çdo gjë që i ishte kërkuar të bëjë. Ajo qe duam ne tani është thjesht të shpërblehemi për atë që bëmë dhe që procesi të jetë i ndershëm dhe i parashikueshëm.”

 

Integrimi i Ballkanit nuk është vetëm në interesin e këtyre vendeve, por edhe për vetë sigurinë e unionit, nga influence ruse.

 

“Moska asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vlerësimi i rëndësisë gjeografike të rajonit- gjë që nuk shihet nga shumë në BE, me përjashtim të Kancelares gjermane Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, lë më pastaj jashtë Europës”

 

Për kreun e qeverisë, Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në reforma shtetformuese, uljen e kultivimit të kanabisit dhe krimit.

 

“Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në uljen e kultivimit të kanabisit dhe numrit të vrasjeve. Lufta kundër korrupsionit është një betejë e përhershme, por një fushatë kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë ka sjellë tashmë rezultatet e para. 17 gjykatës dhe prokurorë kishin zgjedhur të vetëlargoheshin, në vend që t’i nënshtroheshin një rivlerësimi lidhur me punën në të kaluarën dhe burimin e pasurisë së tyre”

 

“Financial Times” shkruan se disa vende anëtare të BE-së mbeten skeptike lidhur me perspektivën e anëtarësimit  të grupit të gjashtë vendeve në kushtet e “lodhjes më të gjerë të anëtarësimit”, që pasoi krizën financiare të vitit 2008, problemet e borxhit të eurozonës dhe votimin për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *