E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama drekon pranë çadrës së opozitës

 

Ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike janë ngujuar ne bulevard prej me shume se dy javësh, kryeministri zgjodhi qe këtë te diele te kalonte fare pranë tyre. Edi Rama u pa ne mesdite tek ecte ne trotuar ne këmbe dhe i pashqetesuar, pavarësisht thirrjeve e fërshëllimave te demokrateve. Ai drekoi ne nje nga restorantet aty pranë se bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij. Madje ne fund teksa largohej, kryeministri nuk hezitoi edhe t’i përshëndeste protestuesit, te cilët hodhën drejt tij veze dhe patate. Por asnjë prej tyre nuk e ka prekur Ramen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë