E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Drejtorët e spitaleve të japin dorëheqjen

Pas largimit të drejtuesve të zyrave te regjistrimit, kryeministri u ka kërkuar drejtoreve te spitaleve e atyre të shëndetit publik të japin dorëheqjen. Sipas Edi Rames, ky veprim do të rrisë cilësinë e shërbimit shëndetësor. Shefi i qeverise tha se ne mandatin e dyte të gjitha emërimet do të behën përmes konkurseve publike.

 

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë.”

 

Reklamë

Kryeministri ka lëshuar kritika të forta edhe për menaxhimin e spitaleve.

 

“Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtia dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe. Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve.”

 

Edi Rama beri te qarte se situata ne te gjitha spitalet rajonale duhet te ndryshoje dhe se nuk mund te ketë me emërime partiake, siç ka ndodhur deri tani.

Më shumë video

Reklamë