Me marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri Edi Rama po drejton debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien.

 

Në fjalën e tij, pak para nisjes së debatit, kryeministri Edi Rama tha se shkelja e të drejtave të njeriut është prioriteti i Shqipërisë në OKB.

 

Të pranishëm janë edhe ambasadori shqiptar në OKB Ferit Hoxha dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

 

Debati i kryesuar nga kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Takimet e kryesuara nga kryeministri Rama do të pasohen nga disa veprimtari të tjera shënjuese, përgjatë muajit qershor përfshirë në nivel Ministror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *