E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama: Dosje të kopsitura, s’do i lëmë vend KÇK ta shfrytëzojë

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë është shprehur se kjo situatë ka krijuar edhe keqkuptime, duke qenë se është përfolur se prishja e objekteve zhduk edhe gjurmët me shkeljet në ndërtim.

 

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuat se nga 4151 objekte janë të inspektuara 1125 janë të pabanueshme nga të cilat 59 janë për tu prishur.

 

Ai ndër të tjera ka thënë se do të dalin përpara përgjegjësisë të gjithë ato që kanë shkelur ligjin.

 

“Këtu hapet edhe një keqkuptim lidhur me punën paralele që po zhvillohet me hetimet dhe me nxjerrjen e përgjegjësive dhe vendosjen para përgjegjësisë, godinat janë produkt i shkeljeve dhe policia me prokurorinë vahzdojnë punën dhe do ketë rezultat. Do shkojnë në gjykatë dhe KÇK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos së vet, kap ca të kapësh. Ne nuk do i japim kck mundëisnë të shqyejë ndonjë cop tjetër, por do bëjmë cmos që të gjithë referimet të jenë të kopsitura nga ana e drejtësisë. Kjo kërkon pak kohë, por edhe durim”.

Vazhdo të lexosh