“Rama do të vjedhë zgjedhjet në 18 qershor”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur këtë të hënë dosjen me listën e të zyrtarëve dhe politikanëve sipas tij janë të inkriminuar dhe pjesë e qeverisë ‘Rama’.
Përmes një video të postuar ne rrjetin social facebook , kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar listën e atyre qe i konsideron 15 “kriminelët” e qeverisë Rama.
Arben Ndoka, Armando Prenga, Mark Frroku-Deputet, Elvis Roshi, Artur Bushi, Tërmet Peçi dhe Klemend Balili janë disa nga emrat që sipas Bashës janë njerëzit e krimit, me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet.
“Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin.#NgrihemiBashke për #ZgjedhjeTeLira”.
Mes emra te publikuar jane edhe përfaqësuesit e Lsi Shkëlqim Selami dhe Gledion Rahovica. Kryeopozitari Basha akuzon kundërshtarin e tij politik, se përmes këtyre njerëzve kërkon të vjedhë zgjedhjet e 18 qershorit.




