Gjatë prezantimit të platformës “AMBASADA IME”, kryeministri Rama deklaroi se do të bëhen të gjitha përpjekjet që emigrantet të jenë pjesë e votës.

Ai shtoi se për shqiptarët që punojnë e jetojnë jashtë vendit ndonëse është bërë goxha punë vitet e fundit, mbetet ende punë për të qënë afër tyre.

 

“Vota për emigrantët është një tjetër arsye e fortë për ne që qeverisim për të çuar përpara një proces reforme, që të përfshijë shqiptarët jashtë atdheut në procesin e vendimmarrjes. Pa SHBA dhe BE nuk do të ishim këtu ku jemi politikisht. Pa shqiptarët jashtë atdheut ne nuk do të ishim gjallë ekonomikisht. Na takon t’iu japim të drejtën të marrin dhe ata vendimet e tyre për përfaqësuesit e tyre në vend. çfarë është bërë në këto vite është shumë, por mbetet akoma shumë për të bërë. Edhe këtu nuk jemi vetëm. Çfarë mbetet për t’u është akoma shumë me atë që është bërë”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *