Nga Lezha, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria do të arrijë majën e zhvillimit vetëm përmes punës.

 

Kreu i socialistëve tha se diçka e tillë mund të bëhet realitet nga PS dhe për këtë arsye kërkoi mandatin e tretë nga qytetarët.

 

Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të jetë kampione për turizmin, shoqërinë digjitale dhe bujqësinë në Ballkan.

 

“Të vazhdojmë të ngjitemi ta çojmë këtë vend në atë majë për të cilën është krijuar ky vend, me një qëllim, punën. Ne do ta arrijmë me se s’bën, me se s’bën. Shikojeni Lezhën sot, Kurbinin Mirditën, a ka të krahasuar me 7 vjet më pare, por as nuk ka krahasim me atë që duhet të jetë, për të bërë që fëmijët që lindin në këtë zonë të bekuar nesër, të jenë krenarë. Do ta bëjmë këtë jo me lekë, lekë, lekë, por me punë. Në gjithë këto vite ne kemi bërë shumë gjëra, por kemi bërë dhe përgatitje të tjera. Ne ndaluam për një moment, u bë një vit e pastaj 17 muaj, që na lodhën, na stresuan. Por tani që tuneli i pandemisë po mbaron e dielli po shkëlqen, ta bëjmë diellin e Shqipërisë të mrekullueshëm. Do bëjmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan. Kampione edhe për shoqërinë digjitale. Shqipëria jonë të jetë vendi ku të krijohet punë dhe ku puna të paguhet shumë mirë. Këto s’janë vetëm dëshira, por ambicie të vendosura mbi një bazë që kemi ngritur. Shqipëria kampione në Ballkan në bujqësi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *