Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mjekët do të ndalohen të punojnë edhe në spitale shtetërore, edhe në spitale private. Sipas tij, diçka e tillë do të arrihet duke ju ofruar kushte më të mira pune mjekëve në spitalet publike, orë më të gjata pune nëse dëshirojnë dhe paga më të mira.

 

“Dypunësimi i mjekëve është një praktikë që duhet ndaluar, pasi mjekët në spitale publike do të marrin rroga shumë më të larta nga këto që janë sot. T’iu japim mundësinë mjekëve që jo vetëm të jenë shërbëtorë të publikut, por të ndihen sikur janë në pronën e tyre, në mënyrë që asetet, aparaturat, i gjithë zhvillimi të bëhet perfekt, për të rritur të ardhurat nga puna, për të garantuar shërbimin falas në të gjithë institucionet publike. Kemi gjetur spitale pa ngrohje , pa batanije, me personel të demotivuar dhe të keqshpërblyer, jemi si në kanieret e rindërtimit, kemi filluar karabinanë, dhe tani duhet ta plotësojmë me të gjithë elementët, në mënyrë që godina të bëhet plotësisht e jetueshme. Ndryshimi i madh që ne kemi ambicien ta sjellim kërkon kohë dhe ndryshimi bëhet hap pas hapi. Mjekët dhe infermierët do të vazhdojë të trajtohen me bonusin prej 1 mijë eurosh deri në fundin e kësaj pandemie. 464 mjekë dhe infermierë të rinj janë shtuar në stafet që ishin më parë. Nuk mungon asnjë prej kapaciteteve në spitalet Covid, po punohet çdo ditë për rritjen e kapaciteteve në  çdo drejtim”, deklaroi Edi Rama gjatë një konference me gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *