Kryeministri Edi Rama do të zhvilloj nesër një vizitë zyrtare në Kosovë, ku fokusi do të jenë tensionet në veri.

 

Kryeministri Albin Kurti refuzoi të presë homologun e tij për çështje të tjera dhe shprehet se është i gatshëm të takohet me Ramën vetëm për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

 

Por Rama do pritet nga presidentja Vjosa Osmani, që sipas përfaqësuesit politik të PSD-së në Kosovë Bardh Ahmeti, ajo është thjesht një notere në dorën e Kurtit.

 

Presidentja Osmani është edhe më keq në raport me Ramën. Osmani është veç notere në anën e Kurtit. Ajo nuk ka asnjë qëndrim që nuk është në anën e Kurtit. Ajo ka dëshmuar që është vegël në dorën e Kurtit”, tha ai për Vizion Plus.

 

Ndërsa refuzimin e Kurtit ndaj Ramës, Ahmeti e cilësoi si një hakmarrje të pastër politike.

 

“Refuzimi i takimit të Kurtit është hakmarrje e pastër politike, për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

 

Ky refuzim nuk është nga pozicioni parimor. Kurti refuzon Ramën, por përsërit vazhdimisht që do takoj Vuçiç që e quan Putin të Ballkanit”, tha Ahmeti.

 

Përfaqësuesi politik i PSD-së tha më tej se në Kosovë ka një kritikë të madhe për Ramën, të cilat janë nxitur nga Kurti.

 

“Në Kosovë ka një kritikë të madhe për Ramën dhe këto i ka nxitur Kurti. Ky vetë ka marrë pjesë me partinë e vet në zgjedhje në Shqipëri. Ne jemi kundër asosacionit, nuk mbështesim Ramën, por nuk jemi të mendimit që Rama nuk duhet të ndërhyjë në punët e Kosovës”.

 

Por jo vetëm ndaj Ramës, por sipas Ahmetit, Kurti i ka nxitur qytetarët në Kosovë edhe kundër SHBA dhe BE

 

“Fatkeqësisht në Kosovë ka një frymë të madhe anti amerikane dhe anti europiane, dhe këtë e shtyn LVV. Kemi një lloj demonizimi të këtyre faktorëve që kanë qenë aleat të Kosovës. Qeveria e Kosovës vetë e ka pranuar një marrëveshje në Bruksel, e më pas në Ohër, por po refuzon ta zbatojë. Ne si PSD mendojmë që kjo është një lojë e Kurtit”.

 

Ahmeti kishte edhe një koment për opozitën në Kosovë.

 

“Në Kosovë ka dy lloj opozitash, ajo parlamentare dhe jashtë parlamentare. Çka ndodh me opozitën në Parlament, janë të frikësuar nga Kurti, nuk kanë konsistencë. Ata e mbështesin Kurtin, e kur ndërkombëtarët dalin kudër ata e sulmojnë. Kosova po rrezikon me këtë. Ajo çka ndodh me pjesën tjetër, është një lloj sulmi që tentojnë të sulmojnë në anën e Beogradit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *