Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të ketë fundin e Muamar Gadafit.

 

Në një dalje për media, Meta ka shtuar se opozita do shkulë të gjitha rrënjët e korrupsionit të kësaj qeverie, teksa kryeministrin e cilëson si një lepurush.

 

“Opozita do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb Edi Ramës dhe do t’i shkulë gjithë dhëmbët dhe dhëmballat e korruptuara Edi Ramës. E dimë të gjithë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. Ai do ketë fundin njësoj si Gadafi. E ka humbur edhe mundësinë të thotë “qafsha mamin nuk e bëj më”. Opozitën do ta ketë përballë. Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Edi Ramës. Shumë shpejt Rama do t’i nënshtrohet llogari dhënies, bashkë me ruspat e tij”, tha Meta.

 

Ai madje i ka bërë kërkesë publike Kuvendit që të fillojë verifikimin psiqik të Edi Ramës. Meta ka kërkuar që kryeministri t’i nënshtrohet edhe testit të drogës.

 

“Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Rames dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psiqike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës”, shton Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *