E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama diskuton me liderët e Ballkanit Perëndimor për metodologjinë e negociatave

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në drekën e punës të organizuar nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Pjesë e tryezës ishin edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Rama tregoi në “Facebook” se gjatë drekës u diskutua për metodologjinë e re të negociatave dhe për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

 

“Në drekën e organizuar nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Olivér Várhelyi me liderët e Ballkanit Perëndimor, për zgjerimin, metodologjinë e re të negociatave dhe bashkëpunimin rajonal.”

 

Rama pati edhe një mëngjes pune me ministrat e Jashtëm të BE dhe me komisionerin Oliver Varhelyi. Ky i fundit mbështeti mazhorancën për paketën “Anti-KÇK” duke theksuar se përmes saj tregohet lidership në luftën kundër krimit. Rama ndodhet në Bruksel sepse këtë të hënë do të mbahet Konferenca e Donatorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë