E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama dhe Zelensky bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike këtë të hënë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në Kyiv dhe jo vetëm.

“E informova atë për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt”, tha Zelensky.

 “E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, përfundoi Zelensky.

Reklamë

/vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë