E martë, 10 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama dhe Xhaçka në Slloveni për Forumin Strategjik të BE

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të marrin pjesë në një forum të lartë që zhvillohet në Ljubjanë të Sllovenisë në 1-2 shtator.

Pjesmarres në këtë aktivitet dyditor janë zyrtare të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.

Në fokus të forumit është ardhmja e Evropës dhe planifikimi për përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale, me vëmendjen kryesore tek pandemia e Covid-19.

Rimëkëmbja pas pandemisë dhe sidomos rimëkëmbja e sektorit të turizmit, forcimi i BE-së,  transformimi i gjelbër dhe dixhital dhe e ardhmja pas procesit të zgjerimit të BE-së, janë temat kryesore që do diskutohen në këtë Forum.

Vazhdo të lexosh

Reklamë