E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rama dhe Nikolla në Lezhë, “Bëjmë detyrat e shtëpisë”

“Bëjmë detyrat e shtëpisë” është projekti më i ri i Ministrisë së Arsimit, I cili mundëson që nxënësi të bëjë mësimet pasdite brenda mjediseve të shkollës. Kryeministri Edi Rama ishte këtë te hënë në Shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë, së bashku me ministren e Nikolla, për të parë nga afër implementimin e nismës.

 

Nisma është mirëpritur nga fëmijët, si dhe nga mësuesit e prindërit, të cilët në raste jo të pakta nuk mund të ndihmojnw dot fëmijët e tyre në shtëpi.

 

Ministrja Nikolla tha se zbatimi nismës do të kalojë më shumë përgjegjësi nga familja tek shkolla, duke e forcuar edhe më shumë rolin e saj edukues.  Nisma pilotohet këtë vit në 20 shkolla 9-vjeçare  te Tiranës, Elbasanit, Lezhës, Fierit dhe Korçës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë