Kryeministri Edi Rama bashkë me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron nënshkruajnë Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës.
“Shkëmbimi i Marrëveshjeve
Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Franceze për Zhvillim, Remy Rioux, shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë.
Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedist dhe Remi Rioux, shkëmbyen memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim në projektin për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv