E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama dhe Greminger për Ukrainën: Duhet armëpushim

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të OSBE si dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Thomas Greminger kanë reaguar mbi situatën e konfliktit në Ukrainën Lindore pasi mëngjesin e kësaj të marte, trupat ushtarakë ruse kanë sulmuar forcat ukrainase.

 

Autoritetet kanë raportuar disa të vdekur dhe të plagosur. Rama dhe Greminger bënë thirrje për përmbajtje dhe respect të plotë për armëpushim, duke iu përmbajtur edhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

 

Kreu i ekzekutivit gjithashtu theksoi përkushtimin e Kryesisë shqiptare të OSBE për të punuar në përmirësimin e situatës së sigurisë dhe jetës së përditshme të njerëzve që jetojnë në zonat e prekura nga konflikti si dhe sigurimin e armëpushimit afatgjatë dhe gjithëpërfshirës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë