E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama dhe Basha reagojnë për dhunën gjatë protestës

Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e ushtruar gjate protestës kundër vendosjes se tarifës për kalimin ne rrugën e Kombit. ne një postim ne rrjetet sociale Rama ka theksuar se ata qe frymëzuan ketë dhune nuk do dalin mbi ligjin.

 

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë!”

 

Reklamë

Por lideri i opozitës Lulzim Basha është bashkuar me protestuesit duke i bere thirrje kryeministrit te pezulloje tarifën për kalimin ne rrugën e kombit.

 

“Ne emër te opozitës i kërkoj Rames te pezulloje tarifën, pagesa te behet nga pagesa për taksen e qarkullimit, te tërheqë policinë e te ndale dhunën”.

 

Sipas Bashes protesta e banoreve te Kukësit është reagimi kundër taksimit te dyfishte nëpërmjet taksës se qarkullimit dhe tarifës prej 5 eurosh.

 

“Edi Rama e vendosi këtë tarife me dhune, me dhunën e policisë dhe gjithë shtetit Edi Rama po grabit qytetaret, tarifa e rrugës se Kombit është një ndëshkim për qytetaret e një prej zonave me te varfra te Shqipërisë”.

 

Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dale ne mbështetje te protestës se banoreve te Kukësit. Ne një postim ne rrjetet sociale kryetarja e LSI Monika Kryemadhi theksoi se  qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Më shumë video

Reklamë