Ky shtrëngim i lehtë duarsh një orë pas mesnate i vuri vulën marrëveshjes që i dha fund krizës politike. Edi Rama dhe Lulzim Basha i befasuan të gjithë teksa qëndruan për mese tre orë kokë më kokë në ambientet e kryesisë së kuvendit, duke dalë prej andej me lajmin e shumëpritur: Konflikti politik mori fund. Dy liderët u ndanë duke ua lënë në dorë ekspertëve detajet e paktit, por Lulzim Basha nuk qëndroi pa e ndarë lajmin e mirë më demokratët që e prisnin me ankth në çadër.

 

Por për të arritur në marrëveshjen politike u deshën orë të gjata negociatash. Gjithçka nisi me një ftesë të dy aleatëve të Bashës, Agron Dukës dhe Fatmir Mediut për tryezën e partive parlamentare. Takimi do të kishte në qendër përpjekjen e fundit për kompromis, pas qëndrimit publik të Bashës se kishte pranuar pa kushte paketën McAlister e po ashtu dhe të Ramës, që ishte shfaqur i vendosur të mos bënte lëshime nga ato që i kishte dërguar selisë blu. Rama ndodhej në Elbasan në një takim me gratë dhe prania e tij në tryezë ishte befasuese. I shpenguar, kryeministri iu drejtua kryesisë, kur në hyrje të saj u përball me Bashën.

 

Batutat ja lanë vendin bisedimeve serioze në tryezë, por Rama e bëri të qartë synimin e tij: Një takim kokë më kokë me Bashën. Të vegjlit dolën një nga një me shpresën e zgjidhjes. Dy liderët konsuamuan dy kafe njëra pas tjetrës, ndërsa ndryshuan edhe vendin u bisedës kokë më kokë, duke u zhvendosur tek salla e mbledhjeve të grupit socialist.

 

Tek çdo parashikimi, Rama e Basha qëndruan mbi tre orë, në një bisedë që duket se ka tejkaluar pikat teknike të paketës Mcalister. Por ata vendosën që të mos tregojnë detaje, mesa duket, për të zbuluar më shumë në një moment të dytë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *