Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç kanë mbërritur sot në Kiev.

 

Dy liderët janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Polonia dhe pas 12 orësh udhëtimi me tren kanë zbritur këtë mëngjes në kryeqytetin ukrainas.

 

Rama ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov dhe disa zyrtarë të tjerë.

 

Të shoqëruar edhe nga një trupë e forcave special të RENEA-s, Rama dhe Abazoviç kanë vizituar nga afër disa nga zonat e bombarduara nga forcat ruse ne Borodyanka dhe Irpin.

 

Dy liderët do të priten me pas në një takim nga presidenti Volodimir Zelenskyy, me te cilin do te mbahet edhe nje konference për mediat.

 

Pas takimit me Zelenskyn, dy liderët do të takohen me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal dhe kryetarin e Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

 

Në të gjitha bisedat e deritanishme, Rama dhe Abazoviç kanë rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe kanë dënuar agresionin rus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *