Subscribe

Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra pas vendimit te Ilir Metës për të shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Shefi i qeverisë nga Burreli ka deklaruar se presidenti nuk e meriton te qendrojë në detyre.

 

“Dje e papritur për shumëkënd por sipas parashikimeve të mia u shfaq shpëtimtari presidenti i republikes duke paralajmëruar një akt që politiksht është vetëvrasje ligjërisht është nul. Nuk ekziston mos u çudisni nëse them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës nuk është çmenduria e fundit do të ketë edhe të tjera. Do apo s’do Beridha, do apo sdo Iliri, Lulzimi apo filxhani zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor. Ilir Meta dje ka shkruar fatin e tij që si president e ka humbur të drejtën e tij për të qëndruar në atë vend. Ajo që po ndodh është se të gjithë ato që udhëheqin lëvizjen Rama ik do të ikin të gjithë vetë, jo se e them unë por kjo që e shikoni është dhe do të jetë përditë e më shumë pasqyra e qartë e shqiptarëve që janë më politikanë në botë dhe që nuk jua hedh askush. Kjo luftë nuk është për bashkim por kjo orvatje e dëshpëruar për ta çuar Shqipërinë në sherr, nuk bëhet për disa bashki por bëhet për një pazar të madh që është varrosja e reformës në drejtësi. Kjo rrëmujë nuk bëhet për të goditur mua personalisht, por për të goditur të vetmen forcë që do të jetë gjithmonë mbështetësja e reformës në drejtësi.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Rama ka theksuar se Rruga e Arbrit e cila do të përfundojë së shpejti do të jetë një vepër që jo vetëm e bukur por që do të ketë standarte të larta teknike, do të ofrojë zonën më shumë me kryeqytetin.

 

“Ju siguroj se në katër vitet e ardhshme ne do të sjellin edhe këtu një ndryshim të madh dhe më shpejt se në katër vite ju do të lidhjeni me Tiranën me një rrugë moderne që më pak se në një orë do ju çojë dhe do ju kthejë nga Tirana. Meqë po flasim për rrugën e Arbrit e di shumë mirë se punimet e mirëmbajtjes në rrugën Burrel-Klos nuk janë në nivelin e duhur, por kompania o do të bëjë punën që duhet ose do të përballet me të gjithë penalitetet ama nga ana tjetër me vjen mirë se jo vetëm po e bëjmë realitet Rrugën e Arbrit por po bëjmë një vepër të bukur në çdo aspekt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *