Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt Athinës për të qënë pjesë e forumit të organizuar nga “The Economist”.

 

Por mediat greke raportojnë se Rama dhe Mitsotakis do të kenë një darkë mes tyre rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

 

Gjithnjë duke ju referuar mediave në vendin fqinj, çështja e kufirit detar mes dy vendeve, do të jetë temë kryesore e diskutimit dhe pritet të hidhen themelet për rinisjen e bisedimeve.

 

Ndërkaq gjatë të mërkurës pritet që Rama të mbajë fjalën e tij gjatë punimeve të forumit ku do të jenë të pranishëm edhe shumë liderë të tjerë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *