Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dhe aktori Marin Orhanasi është rreshtuar pro ndërtimit të një teatri të ri.

 

Në një postim në “Facebook”, Rama shprehet se aktori Orhanasi ka mbi 30 permiera në Teatër dhe kërkon ndërtimin e një godine të re.

 

Në mesazhin e cituar nga kryeministri, aktori Marin Orhanasi thekson se duhet një sallë dinjitoze dhe se godina nuk ka asnjë vlerë pasi emrin asaj ia dhanë aktorët me performancën e tyre.

 

“Marin Orhanasi është një nga aktorët më të talentuar të brezit të ri që i madh e i vogël sot e njeh dhe e duartroket me entuziazëm. Ai ka performuar mbi 30 premiera në Teatër e siç e shpreh dhe vetë, nuk ka lënë gozhdë e hekur pa shtrembëruar aty me kokën e tij. Ai numëron të ketë dhjetë lloje akrepash në atë godinë e madje duke qeshur tregon edhe për gjarpërinjtë që ishin mësuar t’ju kthenin përgjigje kur ai bashkë me Luftar Pajën u fishkëllenin. Ja si e argumenton Marini nevojën për një Teatër të ri Kombëtar në vend të gërmadhës ekzistuese.  MARIN ORHANASI: Shyqyr o Zot që nuk ka rënë ende ai teatër e faleminderit që rezistoi deri tani. Por për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz. Se kush e bën nuk është kompetenca ime dhe nuk mendoj se artisti duhet të merret me këtë. Pse të mos e lë edhe unë emrin në një teatër të ri e modern? Ai teatër legjendar që është i tillë nuk u bë nga ndërtesa, është bërë nga emrat e aktorëve. Unë nisem nga logjika që do të jetë një sallë dinjitoze dhe që duhet një teatër i ri, kjo është e sigurt. Duhet të kuptoni, heronj nuk janë vetëm aktorët, janë edhe spektatorët, sepse ajo sallë as nuk ngrohet dot e as nuk ftohet dot. Ja pse sezoni i shfaqjeve është me ndërprerje, që nuk duhet të jetë kështu. unë si Marin dua një të ri, sepse e di si është i vjetri dhe i njoh kushtet mjerane të tija.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *