E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama cakton objektivin: Në zgjedhjet e 2021 dua 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij të gjatë në Kongresin e PS për të shpallur edhe objektivin ne zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

 

Ai tha se PS kërkon të marrë 800 mijë vota në këto zgjedhje, më shumë se sa kjo force politike mori në 2013 apo në 2017. Rama shtoi se mandate i treti i duhet PS për të vijuar punën për Shqiperinë europiane.

 

Reklamë

Ai përsëriti deklaratën e tij se PS e ka garën me vetveten, sepse nuk ka kundërshtar politik.

 

“PS sot është më e fortë se çka qenë në 30 vjet. Kemi mbështetjen e një shumice që na ka dhënë mandat ekskluziv. Kemi numrin më të madh të votave jo në raport me konkurentet se këtë e ka pas gjithmonë por në raport me vetëveten. Detyra jonë në zgjedhjet e ardhshme është jo vetëm të jemi partia e parë, se jemi padiskutim, por të kemi mbështetjen më të madhe popullore. Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë të PS. Është shumë e lehtë të thuhet, shumë e vështirë të bëhet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë