Subscribe

Ndërsa ne muajin prill pritet te nisin procedurat për presidentin, kryeministri Edi Rama thotë se do te tentohet gjetja e konsensusit, pavarësisht se mazhoranca qe qeveris vendin i ka numrat.

 

“Ndonëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje”.

 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vetingu do te zbatohet pavarësisht qëndrimit te opozitës. Kete te shtune lideri i mazhorances Rama, ka vendosur qe kafen e mëngjesit ta pije me disa pensioniste duke u shpjeguar atyre edhe procesin me te rëndësishëm te reformës ne drejtësi vetingun. Kryeministri ka theksuar se PD po përdor për te bllokuar reformën faktin qe komisionet e vetingut jane ndërtuar me përfaqësim te barabarte mes opozitës dhe mazhorances.

 

“Kjo ka qenë pika që ne ia dhamë për kompromis. E përdorin për të bllokuar. E këtu janë zbuluar edhe me partnerët. Sepse partnerët, qoftë amerikanë, qoftë gjermanët kanë negociuar këtë kompromis dhe faktikisht me kompromisin që kanë marrë, që s’ka pasur kurrë 20 e ca vjet opozita me qeverinë, ata abuzojnë e thonë nuk vijë. Por unë po ju them që ne nuk e lëmë këtë gjë në mëshirë të çadrës. Se si, se qysh, hap pas hapi do e zgjidhim. Por kjo  nuk diskutohet që ata nuk kanë për ta bllokuar këtë punë. Pastaj nëse do këmbëngulin, në 18 qershor kanë për të marrë një përgjigje do tu vijnë mend rrotull”.

 

Edhe nga Vlora, shefi i qeverise mbajti te njëjtin qëndrim, duke u shprehur i bindur se drejtësia do te çlirohet nga kthetrat e gjyqtareve dhe politikaneve te korruptuar. Kryeministri ishte ne qytetin bregdetar ku mori pjese ne firmosjen e paktit te mirëqenies sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *