E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: “Çadra” krijoi këtë drejtësi të korruptuar

Ndërkohë që opozita bëhej gati të zhvillonte protestën e paralajmëruar në bulevard, kryeministri Edi Rama vijoi axhendën elektorale, me një takim në zonën e tij, në Selenice të Vlorës. Ai akuzoi sërish Partinë Demokratike, se është e frikësuar nga Vetingu, ndaj dhe është ngujuar në çadrën bunker.

 

Vendimi i parë që do të miratojë Parlamenti i ri sipas Ramës, do të jetë votimi i Vetingut, me qëllim që gjithë gjyqtarët e korruptuar të japin llogari për dëmet që i kanë shkaktuar popullit.

 

Reklamë

Veç të majtëve, Rama ftoi edhe ata të djathtë që, sipas tij, ndjehen të braktisur nga lidershipi i tyre, që të bëjnë zgjedhjen e duhur në 18 qershor, me qëllim vijimin e reformave për ndërtimin e shtetit.

 

Ndiqni fjalë ne plotë të kryeministrit në videon e mëposhtme:

 

Më shumë video

Reklamë