Subscribe

Buxheti i vitit të ardhshëm, sipas kryeministrit Rama do të sjellë rritje ekonomike, ndërkohë që synohet që në krye të katër viteve ajo të shkojë 5%. Në prezantimin e projektbuxhetit në grupin e PS, kreu i qeverisë nënvizoi se nuk do të ketë rritje taksash për qytetarët.

 

Nje pjesë e madhe e buxhetit të shtetit, do t’i kalojë investimeve në infrastrukturë, ku prioritet mbetet ndërtimi i Rrugës së Arbrit, përmes projektit 1 miliardë për rindërtim.

 

Shefi i qeverisë lajmëroi një reformë të thellë edhe ne sektorin e ujit për t’u dhënë fund vjedhjeve dhe abuzimeve. Nga ana tjetër, ai bëri të qartë se Akademia e Shkencave, nuk do marrë asnjë lek derisa ajo të reformohet.

 

Buxheti 2018 sjell mbështetje për zbatimin e reformës në drejtësi, investime në shëndetësi me spitalet rajonale si dhe fonde shtesë për turizmin. Ndërsa bashkitë sipas Ramës do të marrin më shumë fonde, por jo për shtim të pajustifikuar të punonjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *