Gjimnazi “28 Nëntori” ne Shkodër është nje prej dy shkollave qe kryeministri Edi Rama mori ne kujdestari nje vit me pare, ne kuadër te projektit shkolla qendër komunitare, e ketë vit lideri i maxhorances ka vendosur te festoje 7 marsin pikërisht ne kete institucion. Vjet kjo shkolle u rendit e para nga Ministria e Arsimit per rezultatet me te larta, dhe kryeministri Rama ka premtuar mbështetje per çdo nxënës te shkëlqyer.
“Edhe ajo vajza që shkoi në Turqi ka dalë shkëlqyeshëm atje bashkë me tre të tjera. Kur ne ishim atje, takuam rektorin bashkë me pedagogët dhe na thanë se në qoftë se janë kështu nxënësit me dhjeta në Shqipëri, na bini edhe të tjerë. Kështu që këtë vit me siguri ne do të gjejmë mundësinë për një nxënës apo nxënëse tjetre që të marri prapë bursë. Unë ju falënderoj edhe njëherë. Për çdo gjë, ne jemi pranë shkollës dhe unë personalisht e kam për nder që më çfarëdo të jetë e mundur t’u mbështesim”.
Ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha ne Tirane gjate nje takimi me mësuesit ka akuzuar qeverinë se e ka lene jashte vëmendjes arsimin, ndersa mbi mësuesit po ushtrohet prej 2 vjetësh presion politik. Ndërkohe kryetari i bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj ka zgjedhur qe per 7 marsin te përuroje ambientet e reja te gjimnazit “Qemal Stafa”. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ne ditën e mësuesve ka vizituar shkollën “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta” në Tiranë, ndërsa ministrja e mbrojtjes Kodheli ka takuar mësuesit e Qendrës se Gjuhëve te Huaja te Forcave te Armatosura.