E enjte, 1 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama: Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nisjes së prishjes së Hec-eve në Kanionin e Holtës.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Rama shprehet se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket.

 

Rama thotë më tej se qeveria e mbajti fjalën dhe do të vijojë ta mbajë për të mbrojtur zonat e mbrojtura.

 

“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket. Për ne PO-ja është PO dhe JO-ja është JO. Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty. Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi. Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë