Subscribe

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në çeljen e Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kjo qendër hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat.

Gjatë fjalës së tij në  ceremoninë e inagurimit të Qendrës së re të Inovacionit Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama dha një lajm të mirë për pagat e punonjësve në Forcat e Armatosura. Kryeministri tha se pagat për Forcat e Armatosura do të rriten çdo vit.

 “Për herë të parë në trendin historik pagat e Forcave tona të Armatosura rriten çdo vit, sikundër e kemi premtuar dhe do të rriten përsëri këtë vit në mënyrë përsëri të ndjeshme, sepse qëllimi ynë nuk është thjeshtë, dhe kjo është një pjesë e tij pa diskutim që ne të kemi një trupë ushtarake të financuar dhe të paguar individualisht për çdo efektiv të saj në mesataren e vendeve NATO-s, gjë që jemi duke e synuar çdo vit dhe praktikisht sot, ndryshe nga jo shumë vite më parë, ne kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin a të rajonit”, tha kryeministri Rama.

Rama tha ndër të tjera se  “ambicia e qeverisë është që brenda vitit 2030 ne të ketë edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania””.

“Për t’iu përgjigjur sfidave të reja dhe për t’iu përgjigjur këtij niveli të ri të angazhimit që ne kemi në bazë të vizionit tonë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë 2030, një strategji e re ushtarake dhe një plan i ri i zhvillimit afatgjatë të Forcave të Armatosura janë tanimë gati dhe do t’i nënshtrohen procesit të ligjvënies në Kuvend”, tha Rama.

/vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *