Subscribe

Pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës “Phizer”, kryeministri Edi Rama deklaroi para gazetarëve se në muajin shkurt do të vijnë 40 mijë dozat e tjera të vaksinës kundër koronavirusit.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria dhe Serbia janë të vetmet vende në rajon që kanë hyrë në zbatimin e kontratës dhe me vaksinimin e mjekëve.

Ai përsëriti se fillimisht do të vaksinohen bluzat e bardha dhe më pas do të fillojmë me injektimin e vaksinës tek të moshuarit, raporton Vizion Plus.

“Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Nëse nuk e shikojmë të gjithë panoramën, patjetër që duken shumë pak. Por në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimine  kontratës dhe ka hyrë në vaksinimine mjekëve. Së dyti, në krejt Europën situata është krejt kaotike, vende të mëdha kanë filluar kërcënime, pasi kërkesa është marramendëse dhe në të gjitha rastet oferta është shumë e ulët. Së treti, Dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer se në mesin e shkurtit do vijën 10.000 mijë dozat e parashikuara, dhe brenda shkurtit do vijën 30.000 dozat e tjera”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *