Rama: Brenda marsit do të kemi vaksinuar çdo mjek e infermier

Kryeministri Edi Rama garantoi se brenda muajit mars do të kryhet vaksinimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve.
Me anë të një reagimi në “Facebook”, kreu i qeverisë deklaroi se diçka e tillë ndodh në Shqipëri në një kohë kur vendet e tjera të botës ende nuk kanë siguruar asnjë vaksinë.
Ai shtoi se paralelisht me vaksinimin e bluzave të bardha, do të vijojë vaksinimi tek të moshuarit.
“????140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre???? Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve❤️ Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut????”




