Subscribe

Kryeministri Rama tha gjatë fjalës së mbajtur ne parlament se skedat penale të shumë pronareve të kompanive të basteve janë të mbushura me precedente penal, të dënuar për pastrim parash, trafik droge dhe vepra të tjera të rënda penale.

 

Rama shprehu bindjen se për këtë arsye dhe për plagen sociale që bixhozi kishte hapur në shoqërinë shqiptare qeveria e tij ka bërë lëvizjen e duhur me mbylljen e pikave të basteve.

 

Ai shtoi se operacioni i vitit 2014 “Fundi i marrezise” zbuloi 5 mijë pika bastesh të paligjshme. Më tej Rama dha edhe një statistike interesante.

 

“ 68% e lojtarëve aktive në botën e basteve e kanë nisur lojën nga mosha 10 deri në 15 vjec. Te dhenat tona tregojne se 82% e grave shqiptare mbeshtesin mbylljen e pikave te basteve dhe te kazinove. Nuk eshte aspak normale nje situate e tille ku shume burre linin ne bixhoz edhe ndihmen ekonomike duke harxhuar parate e bukes se familjes.”

 

Rama nuk nguroi te sulmonte edhe opoziten per te cilen tha se asnje arsye nuk mund ta mbante jashte salles se kuvendit per te votuar nje pr/ligj kaq te rendesishem per shoqerine shqiptare sic eshte ndalimi i lojerave te fatit.

Por duke perdorur edhe ironine, Rama shtoi se eshte e sigurte qe PD do ta fitonte nje bast te vetin, ate per shpifje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *