Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një konferencë për mediat ku ka komentuar protestën e opozitës, duke e cilësuar absurd marshimin e së hënës.

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se edhe protesta e së hënës ka vendosur në rrezik jetën e punonjësve të policisë, ndërkohë që tha që me këto bomba molotov u godit fytyra e Shqipërisë

 

“Aspekti tjetër është ai që lidhet me situatën e krijuar nga manifestimet e dhunshme dhe i tillë ishte edhe i djeshmi, nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet, se ato të djeshme, përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetepërjashtuar nga zgjedhjet që shkaktoi jo pak dhe krijoi jo pak ankth për banorët. Këtu vlen të përsëritet se as me qëndrime e as me marshime nuk zëvendësohet e as rrëzohet qeveri, e aq më pak bombat molotov , kapasollat janë një alternativë qeverisëse, por përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e vendit në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe familjare që atyre që jetojnë në këtë vend.”

 

Gjithashtu kryeministri Rama ka folur edhe në lidhjet e 30 qershorit, ku theksoi se është ngritur nje ekip potencial për një qeverisje vendore të re.

 

“Besoj se kemi finalizuar një ekip të mirë dhe besoj se i kemi dhënë një mundësi të mirë komuniteteve që do të votojnë në 30 qershor, duke konfirmuar disa kandidatë që kanë bërë punë të lavdërueshme. Më vjen shumë mirë, që kemi vendosur para gjykimit të qytetarëve skuadra të këshillave me 50% gra e vajza dhe 50 % me burra e djem, në të gjithë territorin. Jam shumë i kënaqur për kandidaturën e propozuar në Shkodër e Kukës. Kam shumë besim se në tërësi kandidaturat në zonat ende më të prapambetura, të thella, të vendit, si Tropoja e Konispoli janë kandidatura që meritojnë të konsiderohen me vëmendje dhe të votohen nga shumica e komuniteteve përkatëse. Në Durrës kemi vendosur kandidaturën dhe besojme të fuqia e gruas, zonjë që rreth 6 vjet ka drejtuar tatimet e republikës në zonën e Durrësit dhe për të cilën asnjëherë nuk ka patur ankesa dhe nuk është përfolur. Kemi bërë zgjedhjen e duhur edhe për bashhkinë e Devollit, i cili ka një potencial të madh ende të pashfrytëzuar. Edhe në bashkitë që nuk kemi qeverisur kemi arritur të bëjmë zgjedhjet e duhura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *