Subscribe

Rruga e Arbrit po dominon tashme betejën per Bashkinë e Dibrës. Gjate takimeve me banore te fshatrave Staravec, Shimçan, Pilafe dhe Tomin lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se kërkoi ryshfet 40 milionë euro e per kete arsye kjo rruge e rëndësishme per dibranet nuk u ndërtua.

“E gjetën gati projektin për Rrugën së Arbrit. Tani po u vjen fundi dhe nuk kanë guximin të vijnë t’u thonë dibranëve të vërtetën. E gjitha bota e ka marrë vesh që është prish me bankën kineze për shkak se kanë kërkuar ryshfet 40 milionë euro për të ndërtuar tunelin, prandaj nuk u ndërtua tuneli. Kjo është një mundësi për t’i treguar kësaj qeverie me votë se dibranët në emër të gjithë shqiptarëve i thonë jo kësaj politike të mashtrimit, të poshtërimit, të sh’punësimit.”

Ndërkohe qe kandidati i opozitës Sherefedin Shehu ka pranuar se problem kryesor per banoret e këtyre fshatrave është papunësia e per kete arsye ai do te fokusohet tek investimet në bujqësi, në turizmin malor, dhe stimulimi e nxitja e sipërmarrësve do të rrisin punësimin.

“Bashkia do të bëhet ndërmjetëse midis fermerëve, tregtarëve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Dhe bashkia do të bëjë atë që quhet marketingu, sepse ju jeni fermerë të vegjël, ju nuk mund të kontraktoni në mënyrë individuale. Menjëherë do të fillojë përmirësimi dhe zgjidhja përfundimtare e problemit të ujit të pijshëm, ashtu siç do të bëjmë edhe për Peshkopinë,”- u shpreh zoti Shehu.

Sipas kandidatit Shehu edhe ndarja administrative tashme është faktuar se ishte vetëm për qëllime elektorale, pasi qytetarëve u është përkeqësuar shërbimi dhe buxhetit të shtetit i është rritur kostoja nga 60 në 80 milion dollarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *