Subscribe

Kryeministri Edi Rama e konsideron zbatimin e reformës në drejtësi si detyrën më të rëndësishme që ka Shqipëria për të hapur derën e negociatave në Bashkimin Europian. Në një intervistë dhënë për televizionin France 24, Rama ka theksuar se për këtë reformë ishte i nevojshëm edhe një grup monitorimi i te huajve.

 

 “Ne kemi miratuar një reformë që është vërtet radikale tani kemi një arkitekturë tërësisht të re. Ne duhet ta mbushim sistemin me burimet e drejta njerëzore. Tanimë jemi në një periudhë prove, ku njerëzit e përzgjedhur deri më tani do të duhet të provojnë se pasuria e tyre është legjitime, që nuk kanë lidhje me krimin e organizuar dhe me kriminelët, e po ashtu duhet të japin llogari edhe për vendimet që kanë marrë më herët. Deri më tani kemi dy komisione, një  komision të nivelit të parë dhe atë të apelit që janë të përbërë nga ekspertë që do të shqyrtojnë dosjen e çdo prokurori dhe gjyqtari. Natyrisht nën një operacion ndërkombëtar monitorimi që përbëhet në vetvete nga gjyqtarë e prokurorë të SHBA dhe BE. Opozita ishte jo vetëm kundër të huajve në këtë proces. Ata ishin kundër në reformës në drejtësi. Por ne kemi këmbëngulur që në këtë proces të na monitorojnë të huajt. Pasi ne jemi një vend ku të gjithë njihemi e të gjithë jemi kushërinj me njeri tjetrin e na duheshin persona që nuk kanë lidhje familjare.”

 

I pyetur se sa afër është anëtarësimi në Bashkimin Europian, kryeministri Rama tha se bisedimet pritet të nisin këtë vit.

 

Nuk kemi alternativë tjetër, kështu që ne do të presim që bisedimet të fillojnë këtë vit. Nuk do të çuditesha edhe po mos fillonin, jo sepse nuk i bëmë ne detyrat, por sepse nuk mund të mbështetesh në Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për vende si Shqipëria.”

 

Kur vjen fjala tek lufta ndaj kultivimit te kanabis statives kryeministri bën nje tjetër premtim. Ai e sheh te shpejte zhdukjen njëherë e mire te këtij fenomeni.

 

Do të ketë një vlerësim tjetër për kanabisin në vend. Ajo që mund të them deri më tani është se kemi një ulje drastike të kultivimit të kanabisit në vend, e deri në fund të vitit kjo do të mbetet një histori e së shkuarës.”

 

Rama u shpreh se objektivi per rritjen e ekonomike ne mandatin e dyte është mbi pese perqind me qellim qe sipas tij, te jete e prekshme edhe nga vete qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *