Rama bisedë telefonike me Merkel: Mbështetje për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se telefonata zgjati 45 minuta dhe se në fokus ishte ecuria e mëtejshme për çeljen negociatave me Shqipërinë.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”
Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim🇦🇱🇪🇺Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë🇩🇪🤝🇦🇱Danke Angela🙏
— Edi Rama (@ediramaal) October 24, 2019




