Subscribe

Teksa mohoi që të ketë bërë presion mbi Drejtësinë përmes deklaratave që bëri për SPAK para disa ditësh, kryeministri Rama u ndal tek disa ngjarje të rëndësishme të së kaluares që sipas tij kanë nevoje të hetohen.

 

Drejtësia e pavarur duhet të çlirohet nga çdo kompleks i të kaluarës. Të hetohet 21 janari. Krimi shtetëror nuk parashkruhet, deri në fund nëse është apo nuk është këtë do ta tregojë hetimi. Krim shtetëror që të vriten katër persona me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci! Ç’a ngutje është kjo, ç’a presioni është? Po të ishte ngutje duhet të ishin në fillim të viti 1 por në fund të vitit 3″, deklaroi kreu I qeverisë.

 

Rama shtoi se ai nuk ka kërkuar dënime, por hetime. Ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim që Drejtësisë në Shqiperi është e pavarur, ndryshe , ish-ministra te kësaj qeverie , drejtore dhe kryebashkiake nuk do të ishin sot pas hekurave.

 

Unë s’kam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar demon por hetim. Dënimin s’e vendosim ne por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi është domosdoshmëri që të zbardhet deri në fund një drejtësi e pavarur. Që është e pavarur kjo s’ka dyshim se po të mos ishte e tillë s’do ishin sot pas hekura ish-ministra apo drejtorë që lidhen me këtë parti që është në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *